Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja.
Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 35 dhe 40 gradë Celsius, pak më të ulëta në verilindje dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Moti do të jetë me diell, por në orët e pasdites dhe mbrëmjes, kryesisht në pjesën perëndimore të vendit, do të nisë ndikimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Kjo do të sjellë paqëndrueshmëri në atmosferë, zhvillim të vranësirave, reshje të shkurtra shiu me bubullima, erëra të forta dhe mundësi për breshër. Gjatë natës kjo situatë do të përfshijë edhe verilindjen e vendit. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja, e cila pasdite do të kthehet nga veriperëndimi dhe do të forcohet. Me afrimin e mbrëmjes pritet hyrja e një mase ajri më të freskët.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga lindja, ndërsa pasdite nga jug-juglindja. Temperaturat do të jenë ndërmjet 29 dhe 31 gradë, ndërsa temperatura e ujit të detit do të jetë 22–25 gradë. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në zonat malore, paraditja do të jetë me diell dhe mot i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim të vranësirave dhe reshje të shkurtra me bubullima, si dhe rrezik për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-veriperëndimi, që do të forcohet në mbrëmje. Temperaturat do të jenë rreth 29° në lartësi 1200 m dhe 21° në 2000 m.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 23°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 18°C. Gjatë ditës moti do të jetë sërish me diell dhe shumë i nxehtë. Më freskët do të jetë përgjatë bregdetit. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga..
Një person u arrestua nga policia për sjellje huligane gjatë protestës së zhvilluar këtë pasdite në Sofje në mbështetje të levës bullgare, e organizuar nga partia "Vëzrazhdane", njoftoi Drejtoria e Policisë së Sofjes (SDVR). Një tjetër protestues u..
Edhe vota e tretë e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkov dështoi. Kundër propozimit votuan 130 deputetë të pranishëm nga GERB – SDS, BSP – E Majta e Bashkuar, ITN dhe DPS – Fillim i Ri. “Pro” votuan 54 deputetë nga koalicioni MEÇ, partia..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe..
Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në..
Efekti negativ për Bullgarinë pas vendosjes së mundshme nga SHBA-të të një tarife prej 25% për mallrat nga BE do të arrijë në 678 milionë dollarë. Si..